Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Policia shqiptoi 2 mijë e 239 gjoba trafiku për 24 orë

Policia shqiptoi 2 mijë e 239 gjoba trafiku për 24 orë

Në 24 orët e fundit në Kosovë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2239 tiketa trafiku.

Sipas raportit të policisë, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 12 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 38 me dëme materiale.

Po ashtu, janë arrestuar 12 persona, kurse 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, tre persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.