Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Prej kandidatëve serbë në zgjedhje, më së shumti vota ka marrë Branisllav Nikolliq

Prej kandidatëve serbë në zgjedhje, më së shumti vota ka marrë Branisllav Nikolliq

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet e votimeve për deputetët e Listës Serbe. Kjo parti ka marrë 36.124, ose 4.80%.

Nga kandidatët serbë nga kjo parti, më së shumti vota në zgjedhje ka marrë Branisllav Nikolliq nga Shtërpca nga Lista Serbe. Për të votuan gjithsej 12.555 votues. Më pas vjen Srgjan Popoviq nga Graçanica me 11.559 vota.

E treta për nga votat e fituara është ish-kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicën e Veriut, Lilana Stefanoviq nga Mitrovica e Veriut, me 11.552 vota.

Sipas të dhënave të KQZ-së, pason Sllavko Simiq me 11.257 vota, Verica Qeraniq me 10.676 vota, pastaj Igor Simiq me 10.667 vota.

Për kryetarin e Listës Serbe, Zllatan Ellek votuan 9.676 votues, Millana Nikoliqin 8.387 vota, ndërsa Stefan Kovaçeviq nga Anamorava 7.816 vota.

Novak Zhiviq nga komuna e Graçanicës ka marrë 6692 vota.

Nga gjashtë subjektet politike serbe që u regjistruan për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, ishte Lista Serbe ajo që fitoi më shumë vota dhe rrjedhimisht edhe më shumë vende në Kuvendin e Kosovës. Më pas vjen partia “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, kandidati i së cilës Nenad Rashiq ka marrë 2.924 vota, Alleksandar Arsenijeviq nga Demokracia Serbe ka fituar 1.961 vota, Branimir Stojanoviq nga Lëvizja Popullore Serbe ka fituar 945 vota, ndërsa kolegu i tij Milija Bishevac i ka 962 vota, Aleksandar Jabllanoviq nga Partia e Serbëve të Kosovës, 925 7 vota, dhe Nebojsha Milliq nga Drejtësia Popullore 260 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi se formularët e publikuar me rezultatet e subjekteve politike dhe kandidatëve nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt nuk janë rezultate përfundimtare, por pjesë e procesit të rritjes së transparencës.