Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Koci: Limaj po luan lojën sipas rregullave që vetë i kemi pranuar – Çka po bën ai që nuk e kanë bërë të tjerët?

Koci: Limaj po luan lojën sipas rregullave që vetë i kemi pranuar – Çka po bën ai që nuk e kanë bërë të tjerët?

Avokati Arianit Koci, ka komentuar qëndrimin e kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, i cili është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë edhe me VV-në për krijimin e institucioneve të reja.

Koci thotë se tani Limaj po e luan lojën sipas rregullave të cilat vet i kemi pranuar, ku shton se rrena, mashtrimi, shmangia nga premtimet dhe tradhtitë politike tani janë bërë standard në vendin tonë.

Tutje ai thotë se pushteti nuk fitohet me punë të ndershme e premtimet të mbajtura por me prapaskena dhe kalkulime që zgjasin deri në mbledhjen e radhës.

Postim i plotë:

Po ironizohet me Fatmirin për lakminë ndaj pushtetit dhe mungesën e sinqeritetit.Po mirë, çka dreqin po bën ai që nuk e kanë bërë të tjerët?

Rrena, mashtrimi, shmangia nga premtimet dhe tradhtitë politike janë bërë standard.Për një moment po duket sikur dikush e ka shpikur ndershmërinë në politikën kosovare dhe veç Fatmiri po e shkel.

Pushteti nuk fitohet me punë të ndershme e premtime të mbajtura, por me prapaskena, kalkulime dhe lojalitet që zgjat deri në mbledhjen e radhës. Dhe e di çka është më e keqja, ne votuesit jo vetëm që e kemi lejuar këtë, por shpesh kemi brohoritur për ta.

Pra mos u habisni me Fatmirin, thjesht ai po luan lojën sipas rregullave që vetë i kemi pranuar.