Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit fitoi 3 ulëse në Kuvendin e Kosovës nuk e përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.
Ai tha se është i gatshëm të ulet me këdo që e thërret në tavolinë, por vetëm për interes nacional, përfshirë Kurtin.
Deklaratën e Limajt e ka komentuar analisti, Dardan Sejdiu.
Sipas tij kreu i Nismas po ua hap dyert secilës parti, duke u larguar kështu nga Aleanca.
“Një lexim tjetër është që zoti Limaj po hap derë për këdo që synon të formojë qeveri që tek ai dhe deputetët e Nismës, mund të vijnë me ofertë. Kështu ai po largohet nga Aleanca, dhe me gjasë është deklaruar se jemi dy subjekte politike, rrjedhimisht, vendimmarrjen e kemi të ndarë”, tha ai.