Opinionistja, Pranvera Ejupi Hajzeraj ka theksuar se Kosova është në një situatë shumë delikate të cilën sipas saj, nuk e kemi pa që prej vitit 1999.
Duke komentuar mbi raportet e Kosovës me administratën e re të Trump-it, opinionistja tha se momentalisht kemi një situate me shumë të panjohura.
“Me të vërtetë jemi në një situatë shumë delikate, pothuajse nuk kemi pa që prek kohës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës, apo më mirë me thënë prej 99’ një situatë kaq delikate sikur që e kemi për momentin. Kemi një situatë me shumë të panjohura për arsye se bota ka marrë një kahje tjetër dhe politikat e reja amerikane e cila po diktohet prej SHBA-të faktikisht e ka ndryshu edhe kursin edhe evropian edhe botëror kisha me thënë një rend i ri botëror”, tha Ejupi Hajzeraj në emisionin “ARB DEBAT” me Rid Berishën.
Derisa theksoi se shprehet e frikësuar për fatin e Kosovës duke i parë raportet dhe mesazhet e fundit të shkëmbyera mes Qeverisë së Kosovës dhe Grenellit.
“Kosova dhe të gjithë ata që po e udhëheqin politikën në Kosovë edhe këta që janë në qeveri, për arsye qe përgjegjësia më e madhe për krijimin e qeverisë i bjen Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo si duket këta ende nuk e kanë kuptu që kursi dhe diskursi më mirë me thënë që ka qenë viteve të fundit dhe një përballje permanente tu fillu prej kryetarit të Qeverisë me zotin Grenell nga distanca kuptohet, mirëpo edhe mesazhet të cilat janë shkëmby në opoinionin publik neve na bëjnë dhe jemi për herë të pare, unë befasohem edhe pak frikësohem për fatin e Kosovës. Për arsye se nëse do të shkojmë në një ballafaqim kaq të ashpër si po shkojmë dhe ne po e shohim që vendet shumë më të mëdha se Kosova, Kanada fillimisht pastaj Meksisa i kanë pranu kushtet dhe ofertën e zotit Trump. Unë nuk po e kuptoj si Kosova që për momentin i ka dikun 1.7 milionë banorë e merr atë guxim qaq shumë, kinse i relativizojnë gjërat deri aty, kishe nuk është për neve shumë determinuese se kush ka fitu në Amerikë”, tha ajo./TV Arbëria./