Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti takon Hargreaves, bisedojnë për hapat e formimit të institucioneve pas zgjedhjeve

Kurti takon Hargreaves, bisedojnë për hapat e formimit të institucioneve pas zgjedhjeve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit, gjatë bisedës, u theksua roli i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, si dhe rëndësia e forcimit dhe thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve.

Derisa theksohet se Kurti dhe Hargreaves diskutuan gjithashtu për procesin zgjedhor të 9 shkurtit, mbarëvajtjen e tij dhe hapat për formimin e institucioneve të dala nga këto zgjedhje.