Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka komentuar mbi mundësitë e koalicionet e mundshme të Nismës Socialdemokrate, repsektivisht Koalicionit për Kosovën Fituese me ndonjë parti tjetër.
Kastrati në emisionin “N’PULT’ në TV Arbëria, theksoi se këtë e vendosë lidershipi i partisë, por që ai është i bindur që Koalicioni për Kosovën Fituese do ta bëjë më të mirën e mundshme në këtë drejtim.
“Kjo është temë e cila i takon strukturave partiake, lidershipit të lartë dhe është detyrë e tyre që të përcaktojnë. Megjithatë jam shumë i bindur që lidershipoi i këtij koalicioni do ta bëjë më të mirën e mundshme në këtë drejtim. Nuk dua të flas lidhur me kalkulimet apo përcaktimet për koalicione në të ardhmen, sepse kjo është temë e cila kërkon bashkëpunim të drejtpërdrejtë në mes të liderëve që e përbëjnë këtë koalicion “, tha Kastrati./TV Arbëria./