Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Krasniqi tregon ndarjen e ulëseve në Kuvend

Krasniqi tregon ndarjen e ulëseve në Kuvend

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se duke u bazuar në rezultatet e KQZ-së në vendvotime Vetëvendosje do të marrë 47 ulëse në Kuvend.

Sipas tij, PDK do t’i ketë 25 deputetë, LDK 20, dhe AAK-Nisma 8 deputetë.

Postimi i plotë:

Sipas rezultateve të KQZ për vendvotime, përbërja e Kuvendit të ardhshëm për 100 ulëset e shumicës do të duket kështu:

VV: 47 deputetë, 27 burra dhe 20 gra (asnjë me kuotë)

PDK: 25 deputetë, 17 burra dhe 8 gra (3 me kuotë)

LDK: 20 deputetë, 14 burra dhe 6 gra (1 me kuotë)

AAK-NISMA: 8 deputetë 5 burra dhe 3 gra (1 me kuotë)