Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Kaq vota mori Donika Gërvalla në zgjedhjet e 9 shkurtit

​Kaq vota mori Donika Gërvalla në zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryediplomatja aktuale Donika Gërvalla është gruaja e dytë më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Gërvalla nga Partia Guxo, pjesë e listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Alternativës, do të jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm të Kosovës.

Ajo ka marrë gjithsej 79 mijë 691 nga numërimi i 90.41 për qind të votave të kandidatëve për deputetë nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit del ministrja në detyrë e Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu me 89 mijë e 601.