Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ish-trajneri i futbollit, Bardhyl Sokoli pritet të bëhet deputet, kaq vota mori në zgjedhje

Ish-trajneri i futbollit, Bardhyl Sokoli pritet të bëhet deputet, kaq vota mori në zgjedhje

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Bylbyl Sokoli ka marrë 14 mijë e 554 vota në zgjedhjet parlamentare të mbajtura me 9 shkurt në Kosovë.

Bylbyl Sokoli i cili ka qenë trajner i njohur i disa skuadrave të suksesshme në Kosovë, pritet që me votat e mara të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës.

66-vjeçari ishte duke e menaxhuar skuadrën e Drenicës kur vendosi t’i bashkohej politikës. Ai u shkarkua menjëherë kur u kuptua se në cilën parti do jetë kandidat.

Bylbyl Sokoli gjatë karrierës së tij ka menaxhuar shumë skuadra, duke përfshi: Dinamon e Ferizaj, Malishevën, Gjilanin, Prishtinën, Ferizajn, Keku-n, Renovën e Maqedonisë së Veriut, Llapin dhe Hysin tashmë të shuar.