Sipas numërimit 100 përqind, sërish Lëvizja Vetëvendosje qëndron e para në listë, por me 2 përqind rënie. Tani i ka 51.42 përqind, apo 23 mijë e 814 vota.
Tashmë janë publikuar edhe rezultatet për kandidatë për deputetë.
Në listë ishin një numër i madh i kandidatëve nga Gjilani.
Nga numërimi i votave deri tani del se në vendlindje, krahasuar me kandidatët e tjerë, ka dështuar aktorja Adriana Matoshi.
Ajo atje ka marrë 3136 vota.

Ndryshe nga ajo, Gjilani nuk e la keq me vota Lizën Gashi.
Ajo grumbulloi 10173 vota.

Pas, saj Arbëreshe Kryeziu, ka dal e treta duke mbledhur 8435 vota.

Ndërsa, Arjeta Rexhepi arriti të marrë 7 mijë e 447 vota.

Në anën tjetër, Luan Aliu, ka 6905 vota dhe Labinotë Dem Murtezi me 6 mijë e 158 vota.


Keq, me rezultat ka dal edhe Ismajl Kurteshi, duke marrë besimin e vetëm 4753 gjilanasëve.

Në bazë të këtyre rezultateve del se listës për më së paku vota nga kandidatët nga Gjilani, e prin deputetja Adriana Matoshi/