Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurtit i shpërblehet mundi për urën 12-metërshe të Saradranit, kaq është votuar

Kurtit i shpërblehet mundi për urën 12-metërshe të Saradranit, kaq është votuar

Ura e Saradranit të Istogut me gjatësi prej 12 metrash është karakterizuar si simbolikë satirizuese për mungesë të investimeve kapitale përgjatë mandatit katër vjeçar të Albin Kurtit.

Në përurim të kësaj ure ishte edhe vetë shefi i ekzekutivit me ministrat e vetë.

Sidoqoftë, ura 12-metërshe duket se i ndihmoi Kurtit në vota. Ai, nga 90 për qind të votave të numëruara për kandidatë në zgjedhjet parlamentare, ka marrë 243 vota.

Aty ka tejkaluar edhe kandidatët e tjerë për kryeministra.