Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Peci i lë “me gishta në gojë” ministrat tjerë të Kurtit, ja sa vota morën ata

Peci i lë “me gishta në gojë” ministrat tjerë të Kurtit, ja sa vota morën ata

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e përreth 90 për qind të votave të numëruara të kandidatëve për deputetë në uebfaqen zyrtare.

Tek Lëvizja Vetëvendosje, me numrin më të lartë të votave nga radhët e kabinetit qeveritar të Qeverisë Kurti 2 rezulton të jetë ministri i Bujqësisë, Faton Peci. Ai në nivel vendi me 90 për qind të votave të numëruara ka marrë 96,849 vota.

Peci është po ashtu personi i tretë më i votuar në Lëvizjen Vetëvendosje, pas Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës.

Pas tij vjen ministri i Financave, Hekuran Murati me 94,531 vota. Numër të lartë të votave ka marrë edhe Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë – 89,601 sosh.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me 90,41 për qind të votave të numëruara të kandidatëve për deputetë ka marrë 85,632 vota.

Ndërkaq, kryediplomatja Donika Gërvalla ka 79,691 vota.

Më pas vijnë: Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia me 48,760 vota, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci me 46,194 vota, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku me 26,091 vota dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli me 24,293 vota.

Numër më të ulët të votave ka marrë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci (17,463 vota) dhe ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari (12,304 vota)