Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti akoma mbanë shpresë, mediumit gjerman i thotë ‘morëm 41% por mund të rritemi’

Kurti akoma mbanë shpresë, mediumit gjerman i thotë ‘morëm 41% por mund të rritemi’

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë një interviste të tij në “Table Briefings”, mes tjerash u pyet edhe për rezultatin që partia e tij e mori në zgjedhjet e nëntë shkurtit.

Kurti aty e bëri të qartë se shpreson që votat e diasporës mund ta rrisin nga 40.80 për qind sa qëndron aktualisht.

“Kemi fituar 41 për qind të votës së popullit, mund të rritet për disa për qind sepse votat e diasporës po arrijnë ende. Çdo i treti Kosovar nuk është banor në Kosovë, dhe shumë prej tyre kanë votuar. Do të shohim se kush do të jenë anëtarët e Kuvendit në legjislaturën e nëntë, apo në mandatin tjetër”, ka thënë ai.