Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dy raste të dhunës në raportin 24-orësh, Policia jep detaje

Dy raste të dhunës në raportin 24-orësh, Policia jep detaje

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Në Prishtinë, më 15 shkurt një burrë dyshohet se e ka kanosur në vazhdimësi gruan me të cilën është duke bashkëjetuar.

“Prishtinë/15.02.2025-13:30. Dyshohet se viktima m/k në vazhdimësi është duke u kanosur nga e dyshuara femër/kosovare me të cilën ai është duke bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.”

Ndërsa në Fushë Kosovë, një burrë nën ndikimin e alkoolit dyshohet se ka tentuar ta hapë me forcë derën e banesës ku ishte gruaja e tij.

Ai është arrestuar.

“Fushë Kosovë/ 19.02.2025-16:00. I dyshuari mashkull kosovar dyshohet se në ndikim të alkoolit ka tentuar ta hapte derën e banesës me mjet te fort, ku ndodhej bashkëshortja e tij viktima f/k. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”