Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > LAJMI I FUNDIT: Përfshihen nga zjarri disa lokale te ‘Tregu i Gjelbër’ në Prishtinë, Policia jep detaje

LAJMI I FUNDIT: Përfshihen nga zjarri disa lokale te ‘Tregu i Gjelbër’ në Prishtinë, Policia jep detaje

Disa lokale të vogla janë përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.

Incidenti ka ndodhur në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar për TV Arbëria zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin.

Si dhe sipas Policisë nuk raportohet për persona të lënduar

“Sot rreth orës 05:40, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”.