Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Drejtori i institutit ‘Octopus’: Në kuadër të institutit për studimet e luftës hibride ‘OCTOPUS’, kemi paralajmëruar ndërhyrje brutale të Serbisë

Drejtori i institutit ‘Octopus’: Në kuadër të institutit për studimet e luftës hibride ‘OCTOPUS’, kemi paralajmëruar ndërhyrje brutale të Serbisë

Drejtori i institutit ‘Octopus’, Arben Fetoshi i ftuar në emisionin ‘ARB Debat’, përballë Rid Berishës, ka folur për sistemin e menaxhimit të zgjedhjeve

Fetoshi deklaroi se në kuadër të institutit për studimet e luftës hibride ‘OCTOPUS’, kanë paralajmëruar ndërhyrje brutale të Serbisë.

“Sistemi i menaxhimit të zgjedhjeve është infrastrukturë kritike dhe jemi në të njëjtën situatë siç kemi qenë me sulmin e kanalit të Ibër-Lepencit dy muaj më parë, sepse ndonëse ne në vazhdimësi edhe në kuadër të institutit për studimet e luftës hibride ‘OCTOPUS’, jemi përpjekur që jo vetëm të dekonstruktojmë aktivitete që paraqesin kërcënim permanent për sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë, por edhe kemi paralajmëruar ndërhyrje brutale të Serbisë për shkak se konsiderojmë që proceset zgjedhore janë mundësia më e mirë për sabotimin e Republikës së Kosovës”, deklaori ai në ‘ARB Debat’./tvarbëria/