Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mustafa: Abdixhiku ka mbi 85% të votave të LDK-së, rezultat i paparë deri më tani nga cilido bartës liste

Mustafa: Abdixhiku ka mbi 85% të votave të LDK-së, rezultat i paparë deri më tani nga cilido bartës liste

Besian Mustafa, zëdhënësi për media i LDK-së, ka folur për votat që ka marrë Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër i kësaj partie, në zgjedhjet e fundit.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Abdixhiku është më i votuari nga bartësit e listave të partive që ishin pjesë e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Kryetari i LDK-së ka marrë mbi 85% të votave të partisë, rezultat i paparë deri më tani nga cilido bartës liste”.

“Votuesi i LDK-së është shprehur qartë e prerë për këtë çështje”, ka thënë Mustafa.