Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Brestovci thotë se mekanizmi i ndërmarrjes “Pastrimi” është jashtë rregullave teknike, “kemi rrjedhje të vajërave nga kamionët”

Brestovci thotë se mekanizmi i ndërmarrjes “Pastrimi” është jashtë rregullave teknike, “kemi rrjedhje të vajërave nga kamionët”

Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci ka thënë se mekanizmi i ndërmarrjes publike “Pastrimi” është tejet i mangët.

Madje sipas tij, teknikisht është jashtë rregullave teknike që do të duhej t’i posedonte një veturë.

Sipas tij, rrjedhja e vajërave,  pastaj shkakton pasojë të ndotjes së rrugëve, shkruan TVArbëria.

“Mekanizmi i Ndërmarrjes “Pastrimi” jo vetëm që numerikisht është tejet i mangët për ta ofru shërbimin në kohë, por është edhe teknikisht jasht rregullave teknike që do të duhej t’i posedonte një veturë për të operuar. Ne kemi rrjedhje të vajërave, zakonisht aty ku ndalohen kamionët e ndërmarrjes “Pastrimi”, kemi rrjedhje të vajërave dhe të mbeturinave pastaj edhe për sa minuta qëdndron aty kamioni pastaj kemi një papastërti të madhe në atë pjesë, në atë rrugë”, tha ai në emisionin “ARB DEBAT” në TV Arbëria.