Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kërcënimi i ekipit të T7, AGK: E papranueshme – Shqetësuese se si kryesuesi i KQZ’së Radoniqi nuk ka ndërhyrë

Kërcënimi i ekipit të T7, AGK: E papranueshme – Shqetësuese se si kryesuesi i KQZ’së Radoniqi nuk ka ndërhyrë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është shprehur e shqetësuar në lidhje me kërcënimin dhe fyerjet që i janë bërë sot ekipit të Televizionit T7.

Nga AGK është thënë se ky akt është sulm i papranueshëm ndaj lirisë së medias dhe punës së gazetarëve.

Po ashtu, në reagim është theksuar edhe fakti se kërcënimi i ekipit të T7 është bërë në prani të kryesuesit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, gjë e cila, AGK ka shtuar se kjo e bënë edhe më shqetësuese.

Reagimi i plotë:

Në Pejë kërcënohet ekipi i T7 në Qendrën e Numërimit të Votave

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ka pranuar me shqetësim pengimin e ekipit të Televizionit T7 nga menaxheri i Qendrës së Numërimit në Pejë, Abdurrahim Haxhisefa. Sipas informatave, gazetarja Arianitë Zhegrova dhe kameramani Gjens Karaqi janë ndaluar dhe penguar në kryerjen e detyrës së tyre, madje janë kërcënuar edhe me thyerjen e kamerës.

Ky akt është një sulm i papranueshëm ndaj lirisë së medias dhe punës së gazetarëve, të cilët kanë për detyrë të informojnë publikun mbi proceset e rëndësishme si ai i numërimit të votave. Më shqetësues është fakti që ky incident ndodhi në prani të kryesuesit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, pa asnjë ndërhyrje apo masë nga ana e tij.

AGK i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të marrë masa ndaj personit në fjalë dhe të garantojë një mjedis të sigurt për gazetarët gjatë mbulimit të proceseve zgjedhore.