Në draft-raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën është kërkuar heqja e masave të Bashkimit Evropian të vendosura në qershor të viti 2023.
Sipas këtij drafti, masat e BE-se ndaj Kosovës nuk janë më të arsyeshme.
“Ftojmë për heqjen e menjëhershme të masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat nuk janë më të arsyeshme dhe janë në kontradiktë me përkushtimin e dëshmuar të Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe përshtatjen me politikat e BE-së”, thuhet në draft.
Derisa nënvizohet se e ardhmja e Kosovës është në BE dhe përpjekjet për ta nxjerrë Kosovën nga një zonë gri është në interes edhe të Kosovës edhe të BE-së.
Gjithashtu kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe planin për t’iu bashkuar programit të Partneritetit për paqe të NATO-s.
Këtu keni linkun e këtij draft-raporti.