Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > OVL-UÇK kërkon nga Specialja raport të qartë mbi gjendjen shëndetësore të ish-presidentit Thaçi

OVL-UÇK kërkon nga Specialja raport të qartë mbi gjendjen shëndetësore të ish-presidentit Thaçi

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen shëndetësore të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Sipas njoftimit, thuhet se janë të indinjuar me heshtjen e institucioneve të Kosovës, të cilët sipas tyre nuk po reagojnë ndaj padrejtësive të Gjykatës Speciale dhe po ashtu që nuk po e mbajnë opinionin publik të infomurar për gjendjen shëndetësore të tyre.

“Kërkojmë nga Gjykata Speciale që të japë një raport të qartë dhe zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të ish-presidentit Thaçi dhe bashkëluftëtarëve tanë që po mbahen padrejtësisht në paraburgim që mbi katër vite”, thuhet tutje.