Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti pranon urime nga Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë

Kurti pranon urime nga Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Rama ka shkruar se Kosova ka arritur arritje në ndërtimin e institucioneve demokratike me mbështetjen e ShBA-së dhe BE-së.

“Përtej sfidave të shumta e sakrificave të mëdha, me mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të aleatëve tanë të pazëvendësueshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, Republika e Kosovës ka shënuar arritje të paimagjinueshme në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe Shtetit të së Drejtës”, thuhet ndër të tjera në letër urimin e kryeministrit Rama – njofton Zyra e Kryeministrit.