Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > PDK Ardian Kastratit: Je i parëndësishëm për t’i prishur matematikat e tona

PDK Ardian Kastratit: Je i parëndësishëm për t’i prishur matematikat e tona

Ish- deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati po ashtu i këtij subjekti, pwr zgjedhjet e 9 shkurtit, por që sipas të gjasave tashmë nuk i ka fituar votat e mjaftueshme për ta rifituar atë pozitë, para pak dite ka hedhur akuza të rënda ndaj kryetarit Memli Krasiniqi, se së bashku me “bandat e tij e kanë bllokuar në këto zgjedhje” Ky konspiracion i brendshëm, sipas Kastratit. ishte i motivuar nga fakti, se i njëjti i ka “prishur matematikat për një koalicion të mundshëm mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje”. Madje, ai ka pohuar se edhe pse nuk është rizgjedhur deputet, është i lumtur që e ka arritur këtë qëllim politik, sepse tashme kryetari Krasniqi edhe përkundër dëshirës së tij për një bashkëqeverisje me Albin Kurtin, nuk guxon ta bëjë një gjë të tillë.

Ndaj këtyre pretendimeve ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës, nëpërmjet anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm, dhe ish këshilltarit të ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, Njazi Kryezi. Ky i fundit, e ka akuzuar ish-deputetin Kastrati si “të parëndësishëm për planë të tilla”. Për më shumë sipas Kryeziut, “demokratët rastin ta dhanë herën e kaluar u votove pa asnjë ditë argat e aktivitet në Partinë Demokratike të Kosovës. Veç një detyrë ke pasur kur e morre mandatin me përfaqësu qytetarin përmes politikave e vendimeve të PDK së në Kuvend. Në seanca ke munguar zakonisht, për të kompenzuar mungesën ke bërë skena teatrale kokë në vete sa hërë që të është dhënë mundesia. Në dy komisione ke qenë si përfaqësues i PDK-së, ske shkuar asnjëherë ose rrallëhere sa për tu dukur me performancë kryesisht vetjake në tituj e portaleve. Koherencë politike dhe mesazhe të përfaqësimit të demokratëve e qytetarêve nuk ke pasur asnjëherë. Në organet vendimmarrëse në PDK nuk ke qenë aktiv ose të paktën unë nuk mbaj mend që ke pasur ndonjë iniciativë apo qendrim gjatë proceseve të vendimeve”.

Megjithatë, vlen të ceket se kohë më parë edhe vetë Kryeziu kishte pasur mosmarrëveshje me disa nga strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të Kosovës. Ai e kishte akuzuar, Vlora Citakun dhe Beranard Nikajn se nuk kanë të drejtë të flasin në emër të PDK-së. Kurse po ashtu ai kishte qenë i ashpër edhe me Bekim Çollakun ish-ministrin e Integrimeve Evropiane dhe ish-këshilltarin e presidentit Thaci. Kyeziu i kishte thënë Çollakut se “ka qenë ndër ministrat që nuk mbahesh mend për asgjë përpos për skenën e shampanjës në zyrën tende, me ty nuk e di se çfarë reforma fillojnë në PDK-së” Prandaj me ju mund të ketë “riciklim, por reformë nuk e di sa mund të bëjmë, dmth ti bën edhe disa të tjerë 20 vjet në politikë, ju mundeni përjetë me qenë në pozita e demokratëve ua shitni reformën! /TV Arbëria