Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Zgjedhjet e 9 shkurtit, Gashi: Partia e parë nuk i ka votat por bëhet sikur i ka dhe bëhet sikur do t’i sigurojë

Zgjedhjet e 9 shkurtit, Gashi: Partia e parë nuk i ka votat por bëhet sikur i ka dhe bëhet sikur do t’i sigurojë

Profesori Ibrahim Gashi duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ka thënë se fatkeqësisht rezultati kësaj here është i pafavorshëm për të përshpejtuar këtë process.

Gashi në TV Arbëria, deklaroi se tani po përballemi me një  situatë kur partia e cila ka marrë më së shumti vota në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat e mjaftueshme për ta formuar qeverinë, por që sipas tij, po sillet sikur t’i kishte ose si tha ai, bëhet sikur do t’i sigurojë.

“Fatkeqësisht rezultatet e zgjedhjeve kësaj here i kemi kogja të pafavorshme për ta përshpejtuar këtë proces, sepse kemi një pozicion ku asnjëra palë s’ka dalë bindëse apo fituese që të mos lejë dilema se kush duhet ta krijojë qeverinë. Tani ne kemi partinë e parë që ka pasë rënie të konsiderueshme por megjithatë nuk është krejt e pamundur, nëse përdor minoritetet dhe eventualisht disa serbë që janë jasht Listës Serbe. Po sikur ta kishim hipotetikisht një rezultat më të qartë, sikur të binte edhe 3-4 për qind VV, po supozojmë, atëherë do të ishte e qartë se në asnjë matematikë s’do të mund ta bënte një qeveri vet pa koalicion me ndonjë parti shqiptare. Dhe do të duhej t’ia lëshonte radhën nëse nuk do të donte të ta bënte me ata ose këta s’do të donin të bënin me VV-në do ët duhej të kalonte topi te i dyti, e i dyti do ti kishte numrat. Tani e kemi një situatë kur i pari nuk i ka realisht por bëhet sikur i ka dhe bëhet sikur do t’i sigurojë dhe kjo mund t’i marrë kohë derisa të konsumohet”, tha Gashi në emisionin “ARB DEBAT”./TV Arbëria./