Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Tafilaj kritikon analistët në Kosovë: Nuk po merren me analiza, por me politikë

Tafilaj kritikon analistët në Kosovë: Nuk po merren me analiza, por me politikë

Ramiz Tafilaj, i ftuar në emisionin “N’PULT” me Resim Morinën, ka thënë se analistët në Kosovë më shumë po bëjnë politikë sesa analiza.

Tafilaj thekson se nuk ka asnjë mundësi që Amerika të ketë synime negative ndaj Kosovës.

“Me punën e analistëve në Kosovë nuk po merrem shumë, sepse mendoj se këta analistët nuk po bëjnë analiza, por po bëjnë politikë. Unë mendoj se analisti më shumë duhet të merret me analizë e jo me politikë, çka tha ky, pse e bëri ky, pse e tha atë. Nuk ka asnjë rrezik të mundshëm në asnjë aspekt të analizës, çfarëdo qoftë politike, që Amerika të ketë një synim negativ ndaj Kosovës. Amerika e ka edhe obligimin strategjik, por edhe moral që Kosova dhe Shqipëria të jenë dy shtete të qëndrueshme, edhe pse jemi dy shtete të ndara. Ajo nuk do të thotë që nuk jemi dy shtete të bashkuara kur vjen çështja e politikës botërore. Nuk ka vend aspak për dyshim, jam shumë i sigurt se s’ka vend. Bile ndoshta nuk është për ta thënë këtu, por unë e di që ka njerëz që iu janë afruar edhe posteve politike, që janë shqiptarë në qeverinë Trump, vetëm për çështje të Kosovës”, ka thënë Tafilaj. /TV Arbëria