Njohësi i Sigurisë, Bedri Elezi ka deklaruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti me detyrim do të paraqitet në Prokurori ose sipas tij, do të arrestohet me procedurat e parapra me ligj.
Kështu tha Elezi, duke iu referuar mosparaqitjes së Kurtit në Prokurori, pavarësisht tri ftesave për paraqitje nga ky institucion.
Por që Elezi shprehet i kënaqur, pasi sipas tij, Prokuroria Speciale deri më tani nuk është dorëzuar para pushtetit, shkruan TV Arbëria.
”Vetëm në momentin kru presioni public është evident nisin procedurat qoftë nga Policia apo Prokuroria e Kosovës. Ne jemi mund të themi të kënaqur deri në nivel që Prokuroria deri më tani nuk është dorëzuar para pushtetit. Megjithatë në shumë raste përfshirë edhe ato që nuk lidhenme pushtetin, janë si rezultat i presionit publik. E keni pa nga momenti që kryeministri i Kosovës nuk iu ka përgjigjë ftesës së Prokurorisë Speciale, nuk kemi pa një angazhim të prokurorisë sa i përket detyrave dhe përgjegjësive që ka për me dërgu një ftesë tjetër dhe minimalisht em na thënë neve që nuk është dorëzu. Edhe pse unë Akoma vazhdoj të besoj se Prokuroria nuk është dorëzu dhe kryeministri i Republikës së Kosoëvs me detyrim do të paraqitet në Prokurori, ose do të arrestohet me procedura që i ka parapa ligji”, tha eksperti i sigurisë në emisionin “ARB DEBAT” me Rid Berishën.
Mësohet se kërkesa për urdhërimin e dëshmitarit të paraqitet në Prokurori për dhënie të dëshmisë është dorëzuar javën e kaluar.
Nëse Gjykata e aprovon këtë kërkesë të PSRK-së, dëshmitari Albin Kurti duhet të paraqitet vullnetarisht për dhënie të dëshmisë.
Në të kundërtën, sipas ligjit, atij i shqiptohet gjobë e pas kësaj kryeministri edhe mund të paraburgoset.
Deri më tani Prokuroria kishte ftuar tri herë me radhë kryeministrin Albin Kurti, por ai asnjërës ftesë nuk i është përgjigjur pozitivisht.
Portali kishte raportuar kur i ishte bërë thirrja e tretë Kurtit rreth një javë para Vitit të Ri./TV Arbëria./