Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Elezi: Në Kosovë është cenu procesi zgjedhor, bllokimi i faqes së KQZ-së u bë nga dora e njeriut

Elezi: Në Kosovë është cenu procesi zgjedhor, bllokimi i faqes së KQZ-së u bë nga dora e njeriut

Eksperi i Sigurisë, Bedri Elezi ka deklaruar se në Kosovë është cenuar procesi zgjedhor i 9 shkurtit,

Sipas Elezit, ky cenim ka ndodh pikërisht pas përfundimit të procesit të votimit nga qytetarët e vendit, derisa renditi edhe tri arsyet të cilat sipas tij, e vërtetojnë një gjë të tillë, shkruan TV Arbëria.

“Mund të konstatojmë lirisht që është cënu procesi zgjedhor në Kosovë dhe krejt kjo pas përfundimit të votimit. Duhet përmendur tri pikat e rëndësishme.

E para ka dëshmi që kemi shpërputhje të fletëve të votimit me numrin e votuesve, janë evidentu dhe janë bë publike këto, që nënkupton se arsyeton dyshimet tona.

E dyta bllokimi i ueb faqes është e qartë se është bërë nga dora e njeriut dhe është bë për llogari të pushtetit, për shkak se ishte ndalë më 55 për qind deri në kohën kur KQZ kishte marrë një vendim për të deklaru publikisht se kanë probleme.

Dhe të njëjtën kohë kryeministri i Kosovës pat një deklarim për media me ka edhe e defokusoj median dhe opinioin nga zhvilllimet në KQZ”, tha Elezi në emisionin “ARB DEBAT”me Rid Berishën.

Madje sipas Elezit, kryeministri Kurti, tha se ditën e zgjedhjeve pas përfundimit të votimit paralajmëroi dhunë në Kosovë.

“Ndërsa elementi i tretë ishte se si kryeministri i Republikës së Kosovës dhe partia në pushtet i organizoi pjesëmarrësit dhe votuesit në shesh dhe ku pati deklarime të cilat mund të them ishin të papara deri më tani me mënyrën se si paralajmëroi dhunë në Kosovë”, tha Elezi./TV Arbëria./