Në një intervistë për emisionin ‘ARB Debat’ me gazetarin Rid Berisha, Hamdi Malushaj nga Evrotarget theksoi se aktualisht rreth 70,000 punëtorë janë me paga të dinjitetshme në tregun e jashtëm.
“Mendohet se dikun 70,000 mijë me paga të dinjitetshme për tregun e jashtëm, dikush në shtëpi, dikush në zyre, një frimë të vogël e një të madhe. Por, më kualitative dhe më e madhe duhet të jetë në Kosovë”, deklaroi ai.
Ai theksoi rëndësinë e zhvillimit të industrisë së punësimit të kualifikuar në Kosovë, duke shtuar se ky sektor është një nga më të paguarit dhe më të zhvilluarit, ndërkohë që ngriti shqetësime për ligjshmërinë e funksionimit të institucioneve përkatëse si ATK-ja.
“Nuk e di a është e gjitha legale ATK-ja dhe ato institucionet që i përcjellin, por është industria e punësimit më kualitativja, më e paguara, më e dinjtetshmja, sepse është edhe zhvillim”, tha ai në ‘ARB Debat’./tvarbëria/