Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohet një person i dyshuar për disa grabitje në Prishtinë

Arrestohet një person i dyshuar për disa grabitje në Prishtinë

Sot nga Hetuesit policor të Kryeqytetit është arrestuar një person i dyshuar për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka qenë i përfshirë në së paku shtatë raste të grabitjeve dhe tentim grabitjeve të armatosura.

Ndaj personit të dyshuar me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Policia ka thënë se po vazhdon puna hetimore për zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura për implikimin e të dyshuarit edhe në disa raste të tjera që po hetohen nga ana e policisë.