Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Amerika do të jetë mik i Kosovës sepse jemi pjesë strategjike e politikës së saj”, Tafilaj: Pa Ballkanin nuk ka stabilitet askund

“Amerika do të jetë mik i Kosovës sepse jemi pjesë strategjike e politikës së saj”, Tafilaj: Pa Ballkanin nuk ka stabilitet askund

Ramiz Tafilaj, deklaroi se Amerika do të jetë mik i Kosovës sepse jemi pjesë strategjike e politikës amerikane.

I ftuar në emisionin n’Pult me Resim Morina, prodhim ky i TV Arbëria,  veprimtari i çështjes kombëtare, Ramiz Tafilaj, tha se Ballkani është një urë lidhëse e botës, dhe pa Ballkanin nuk ka stabilitet askund.

Deshtëm apo s’deshtëm ne kosovarët, Kosova do të jetë shtet i pavarur dhe demokratik. Deshtëm ne apo s’deshtëm me pas mik Amerikën, ajo do të jetë sepse jemi edhe pjesë strategjike e politikës amerikane, sepse Ballkani është një urë lidhëse e botës, dhe pa Ballkanin nuk ka me pas stabilitet askund”, deklaroi ai.

Gjithashtu, i njëjti theksoi se deshti apo s’deshti Amerika, Kosova i ka mbetë mik e cila e do demokracinë dhe nuk synon okupime të tokave tjera.

“Deshti s’deshti Amerika, ne i kemi mbetë si mik i cili e donë demokracinë, e don lirinë dhe nuk synon okupime të tokave të tjera”, tha ai./tvarbëria/