Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Zelensky: Ukraina dhe Evropa duhet të përfshihen në bisedimet e paqes

Zelensky: Ukraina dhe Evropa duhet të përfshihen në bisedimet e paqes

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka përsëritur thirrje që Ukraina dhe Evropa të përfshihen në çdo negociatë paqeje.

Përmes një postimi në Telegram, Zelensky tha se është me “thelbësore” që negociatat të përfshijnë “aktorët kryesorë të prekur nga pasojat e agresionit rus”, raporton Sky News.

“Ukraina, Evropa, në një kuptim të gjerë, që përfshin Bashkimin Evropian, Turqinë dhe Britaninë, duhet të përfshihen së bashku me Amerikën në bisedimet dhe zhvillimin e garancive të nevojshme të sigurisë”, ka thënë ai.

Zelensky do të vizitonte vetë Arabinë Saudite nesër, por e ka shtyrë udhëtimin për muajin e ardhshëm.