Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > QKUK: Gjatë vitit 2024 mbi 193 mijë pacientë morrën shërbime radiologjike

QKUK: Gjatë vitit 2024 mbi 193 mijë pacientë morrën shërbime radiologjike

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se gjatë vitit 2024, mbi 193 mijë pacientë kanë marrë shërbime radiologjike, në kuadër të Klinikës së Radiologjisë në QKUK.

Bëhet e ditur se bazuar në Raportin e Klinikës së Klinikës së Radiologjisë, lista e pritjes për Rezonancë Magnetike është deri me datë 3 prill, kurse për CT deri më datë 10 mars 2024.

“Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 110 mijë Radiografi, mbi 36 mijë Tomografi të Kompjuterizuara (CT), 12 mijë e 315 Rezonanca Magnetike, 2 mijë 500 Mamografi,  31 mijë e 334 ulatrazë, 2 mijë Tomografi të Kompjuterizuara- Angiografi,   78 Angiografi-DSA,  1343 bioosu dge 21 pacientë në Stroke Center”, thuhet tutje.