Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se akuzuat e Serbisë ndaj Kosovës për mbështetje të protestuesve atje janë të pabaza.
Ai poashtu ka përmendur edhe ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë.
“Këto sulme dhe fushata shtrihen përtej kufirit serb. Siç theksoi shefi i EEOM Loiseau, Serbia ndërhyri në zgjedhjet e Kosovës duke promovuar votat për Listën Serbe. Në të njëjtën kohë, Serbia në mënyrë të pabazë akuzon Kosovën për mbështetjen e protestave të vërteta në Serbi pa asnjë prove”, ka shkruar Rohde.