Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Takimi Kurti – Orav, diskutohet për zgjedhjet e heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

​Takimi Kurti – Orav, diskutohet për zgjedhjet e heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Sipas njoftimit,  ambasadori Orav e vlerësoi pozitivisht procesin zgjedhor të 9 shkurtit.

“Gjatë takimit, ambasadori Orav vlerësoi pozitivisht procesin zgjedhor të 9 shkurtit, duke e cilësuar atë si të rregullt dhe pa incidente dhe theksoi se pozitivisht është vlerësuar edhe nga Brukseli. Ambasadori Orav e uroi kryeministrin për fitoren dhe rezultatin në këto zgjedhje. Bashkë, diskutuan për hapat e mëtejmë drejt konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në takimin Kurti-Orav u diskutua edhe për domosdoshmërinë e heqjes së masave ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian dhe nevojën për shqyrtim sa më të shpejtë të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE.