Shkodra është tronditur paraditen e sotme nga një ngjarje e rëndë ndodhur në lagjen Mark Lula.
Kolë Manaj, 34-vjeç ka qëlluar me armë zjarri partneren e tij Anila Ndoka Prendushi, dhe më pas ka vrarë veten.
44-vjeçarja ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në luftë për jetën.
Ajo ishte e divorcuar prej 6 vitesh nga bashkëshorti më të cilin kishte 3 fëmijë, ndërsa prej 5 vitesh bashkëjetonte me Manajn./TCH

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndersa mesohet se vajza ndodhet ne spital ne gjendje shume te rende.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34-vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.
Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.