Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj: UÇK-ja është vlerë që i bindi ndërkombëtarët

Haradinaj: UÇK-ja është vlerë që i bindi ndërkombëtarët

Nasim Haradinaj në ARB Debat me Rid Berishën ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vlerë e cila i ka bindur ndërkombëtarët që të intervenojnë në mbrojtje të Kosovës.

“UÇK-ja është vlerë e cila i bindi ndërkombëtarët, dhe këtu unë kam atë mllefin me ta, ndërkombëtarët, njerëz më eminentë, qoftë të politikës, e bëri edhe Bashkimin Sovjetik pa marrë parasysh presionet e Amerikës, por e bëri që ta kuptojnë që aleanca ka të drejtë të na mbështesë. Ne sot kemi problem me njerëzit tanë që të kuptojnë vlerën, forcën e asaj kohe që pati UÇK-ja, që në njëfarë mënyre i drejtonte bombardimet e saj brenda territorit të Kosovës,” ka potencuar Haradinaj në ARB Debat në TV Arbëria.