“Nuk e harroj as nuk e fali kurrë.”
Kështu është shprehur ish-komandanti Nasim Haradinaj, në ARB Debat me Rid Berishën në TV Arbëria.
Haradinaj është shprehur i emocionuar kur foli për vëllain e tij tashmë të ndjerë, i cili nuk u lejua të merrte pjesë në ceremoninë e varrimit nga Gjykata Speciale në Hagë.
Ai është shprehur se nga kjo gjykatë i janë shkelur të gjitha të drejtat njerëzore.
“Jam njeri që e pranoj vdekjen, por më ka bërë edhe më shumë dhimbje mosmarrja e mundësisë, sa isha në Hagë, moslejimi, shkelja e të gjitha të drejtave njerëzore që nuk më kanë lënë mundësi ta përcjell edhe në varrim, as nuk e harroj as nuk e fali,” ka thënë Haradinaj.
Haradinaj gjatë kohës kur flet për vëllain e tij Agronin në luftën e fundit në Kosovë, ai nuk i mban emocionet për të, duke thënë se: “Këtë temë nuk kam qef shumë me e diskutu.
“Bëhem më emocional sepse me Agronin e shoh që më mungon si shok, përpos asaj si vëlla më mungon si shok, më mungon si bashkëluftëtar. Këtë temë nuk kam qef shumë me e diskutu”, është shprehur Haradinaj në ARB Debat. /TV Arbëria