Ish-ministri i Brendshëm, Zenun Pajaziti, në emisionin “N’PULT” me Resim Morinën ka thënë se Kosova tashmë është shtet dhe duhet të sillet si zot shtëpie.
Pajaziti potencon se shteti i Kosovës duhet të sigurohet se iu ka dalë zot të gjithëve qytetarëve pa dallim.
“Duhet të sillemi të përgjegjshëm me veprimet e tona për të mbrojtur ato vlera. Ne tashmë si shtet i pavarur duhet të sillemi si zot shtëpie për t’i trajtuar të gjitha çështjet me kujdes.
Ne duhet të sigurohemi dhe vetëm kështu mund ta mbrojmë vendin tonë dhe sovranitetin tonë, të sigurohemi që e kemi bërë të pamundur për t’i dalë zot kujdesit ndaj gjithë qytetarëve pa dallim, dhe këtë duhet ta bëjmë me guxim,” ka thënë ai. /TV Arbëria