Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > SPAK lejon familjarët të vizitojnë Erion Veliajn në paraburgim, ja kush i shkoi sot në qeli

SPAK lejon familjarët të vizitojnë Erion Veliajn në paraburgim, ja kush i shkoi sot në qeli

Prokuroria e Posaçme ka firmosur autorizimin që lejon familjarët të vizitojnë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj në paraburgimin e Durrësit.

Menjëherë pas këtij vendimi Veliaj është vizituar sot nga vëllai i atij Arbër Veliaj. Veliaj u dërgua në paraburgimin e Durrësit më 13 shkurt një ditë pasi pasi GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.

Për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa u ndryshua masa e sigurisë nga arrest në shtëpi në detyrim paraqitje. Edhe ndaj 5 biznesmenëve, GJKKO la të njëjtën masë sigurie, atë të detyrimit të paraqitjes.