Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohet një person në Leposaviq, kishte urdhërarrest nga Gjykata

Arrestohet një person në Leposaviq, kishte urdhërarrest nga Gjykata

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Leposaviq për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” .

Sipas njoftimit, i njëjti së bashku me tre persona tjerë kishin sulmuar viktimën, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Tre të dyshuarit ishin arrestuar në ditën kur kishte ndodhur rasti, ndërsa i dyshuari i katërt kishte qenë në arrati.

Derisa bëhet e ditur se gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur nëntë qese najloni me substancë të dyshuar narkotike.

“Arrestimi i të dyshuarit është bërë pas pranimit të informatës se i njëjti ndodhej në një lokal në Leshak të Leposaviqit, ndaj të cilit gjithashtu ishte lëshuar Urdhërarresti nga Gjykata Themelore në Mitrovicë në lidhje me rastin e lartcekur. Gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur nëntë qese najloni me substancë të dyshuar narkotike. I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa në lidhje me substancën narkotike Drejtoria për Hetimin e Trafikut të Narkotikëve – Mitrovicë Veri ka iniciuar rastin “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet tutje./TV Arbëria./