Ambasadori i Britanisë së Madhe, Johnatan Hargreaves, e ka uruar Kosovën për Ditën e Pavarësisë.
Ai në “X” ka thënë se shteti i tij është krenar që feston arritjet e Kosovës si shtet demokratik multietnik.
“Ne mezi presim të punojmë së bashku për sigurinë tonë të përbashkët, stabilitetin e rajonit dhe për miqësinë edhe më të thellë midis vendeve tona”, tha ai.