Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj homazhe te varri i Rugovës: Urtësia e përkushtimi i tij, trasuan rrugën drejt ëndrrës për liri

Haradinaj homazhe te varri i Rugovës: Urtësia e përkushtimi i tij, trasuan rrugën drejt ëndrrës për liri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova për ditën e pavarësisë së vendit.

Haradinaj në Facebook tha se urtësia dhe përkushtimi i Rugovës, trasuan rrugën e Kosovës drejt ëndrrës shekullore për liri dhe shtetndërtim.

“Në këtë ditë historike nderuam me respekt e mirënjohje të thellë veprën madhore të Dr. Ibrahim Rugovës, një prej vizionarëve dhe arkitektëve të pavarësisë së Kosovës. Urtësia e përkushtimi i tij, trasuan rrugën tonë drejt ëndrrës shekullore për liri dhe shtetndërtim”, tha ai.