Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rita Ora uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Rita Ora uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, ka uruar popullin e Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Ajo ka shpërndarë disa pamje në Instagram, derisa ka shprehur urimet e saj për ndjekësit kosovarë.

“Urime Ditën e Pavarësisë vendit tim,” ka shkruar Rita Ora.

Përveç mesazhit, ylli i muzikës ka ndarë edhe një video të shkurtër, ku shihet duke kërcyer kur ishte fëmijë, duke sjellë kështu një moment nostalgjik nga vitet e saj të fëmijërisë.