Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Arrestohen dy gra, tentuan të fusnin drogë në Burgun e Dubravës

Arrestohen dy gra, tentuan të fusnin drogë në Burgun e Dubravës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy gra.

Sipas njoftimit, të njëjtat dyshohet se kishin tentuar të fusnin drogë në Burgun e Dubravës.

“Gjatë kontrollit të një xhakete e cila është hapur në prezencë të të dyshuarave dhe avokatëve mbrojtës janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 122.3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Të dyshuarat pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje.