Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 17 vjetorin e pavarësisë ka nderuar të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e vendit.
Në mbledhjen solemne të Qeversë, Kurti tha se Republika e Kosovës sot është me fortë se asnjëherë, pasi përveç investimit në siguri e mbrojte, janë forcuar edhe institucionet demokratike.
“Sot nderojmë të gjithë ata që u sakrifikuan e u flijuan për lirinë tonë. Nga heronjtë, dëshmorët, martirët që dhanë jetën e tyre, te invalidët dhe veteranët e UÇK-së, te veprimtarët e qytetarët që qëndruan të palëkundur përballë sfidave, që të gjithëve u jemi mirënjohës për përkushtimin dhe kontributin e tyre. Republika jonë sot është më e fortë dhe më vitale se kurrë më parë. Jo vetëm sepse kemi investuar në siguri dhe mbrojte, por se kemi forcuar institucionet demokratike që t’i shërbejnë gjithë qytetarëve të Republikës”, tha Kurti.