Shkruan Afrim Kasolli
Të gjitha përpjekjet kombëtare të shqiptarëve të Kosovës për çlirim nga zgjedha serbe, që nga viti 1912 e deri në vitin 1999, e kishin pasur për ideal bashkimin kombëtar.
Edhe kur kërkohej avancimi i statusit të Kosovës në Republike në kuadër te ish-Federates Jugosllave, atëherë ky solucion shihej vetëm si mjet në funksion te bashkimit.
Po ashtu, gjate viteve ’90 edhe drejtuesit e Lëvizjes per shtetësi këtë opsion e konsideronin si kompromis historik, sepse si zgjidhje te drejte e vlerësonin bashkimin me Shqipërinë. Këtë tezë madje e mbronte në disa shkrime edhe vet akademik Fehmi Agani, si dhe në disa intervista Dr. Ibrahim Rugova. I pari pohonte se pasi rrethanat ndërkombëtare nuk e lejonin bashkimin, atëherë pavarësia mbetet opsion real historik. Pra poltika e Kosovës u përcaktua për zgjidhje legale për kauzën nacionale shqiptare në ish hapësirën jugosllave, në vend te asaj etnike.
Ngjashëm veproi edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ndonëse u ngjiz nga ideali për bashkim kombëtar me vonë hoqi dorë nga ky përcaktim.
Keshtu, para 17 viteve u lind ky shtet që ishte si zëvendësim per një aspiratë tjetër historike. Mirëpo ai sot është relitet. Dhe sic ka deklaruar ne një interviste per Kohen Ditore, historiani i njohur Oliver Schmitt, “edhe pse bashkësia ndërkombëtare e ka definuar Kosovën si shtet multietnik, Kosova është kryesisht homogjene etnikisht, prandaj Kosova mund të cilësohet si shteti i dytë shqiptar në Ballkan”.
Prandaj, urime përvjetorin e shtetit te dyte shqiptar në Ballkan! /TV Arbëria