Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Osmani shpreh falënderim ndaj Trumpit për urimin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës

Osmani shpreh falënderim ndaj Trumpit për urimin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka falënderuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për letrën ku Trump uron Kosovën për përvjetorin e 17 të pavarësisë së Kosovës.

Në letër, Trump shpreh lidhjen e fortë në me popullit të Kosovës dhe atij amerikan.

Për këtë letër Osmani ka shkruar në Facebook, të dielën.

“Falenderoj Presidentin Trump për letrën e urimit për përvjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Kosova më 17 shkurt shënon përvjetorin e 17 të pavarësisë.