Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > KQZ del me njoftim rreth numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, kritikohet në komente nga qytetarët

KQZ del me njoftim rreth numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, kritikohet në komente nga qytetarët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë, ka përfunduar në 14 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Deçan, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

KQZ thotë se deri më 16 shkurt 2025, ora 16:00, janë numëruar 63.60% e vendvotimeve apo 1,611 nga 2,533.

“Më 16 shkurt, në orë 16:00, procesi i numërimit ka filluar edhe në QKN-në e komunave Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Në përgjithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 24 Qendra Komunale të Numërimit”, thuhet në njoftim.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i qytetarëve duke e kritikuar për vonesë KQZ-në.

Postimi i plotë: