Filozofi Latif Mustafa, i ftuar në emisionin “Përtej Tregimit” me moderatore Valentina Ahmetin, ka thënë se dy festat, 28 nëntori dhe 17 shkurti, padyshim se për të janë festat më të shenjta.
Ai në emisionin “Përtej Tregimit” është shprehur se arritja më e madhe e shqiptarëve është pavarësimi i Kosovës.
“Dy festat janë të padiskutueshme, 28 nëntori dhe 17 shkurti. Nuk po i hyj debatit shqiptarë-kosovar, por prapë se prapë kam bindje të thellë se pavarësimi i Kosovës, krijimi i shtetit të Kosovës është arritja më e madhe që shqiptarët kanë bërë në shekullin 20/21, sepse kjo ka qenë iniciativë e mëhershme, 100 vjet përpjekje që nga viti 1912, që nga koha kur jemi kolonizuar nga Mbretëria serbo-kroato-sllovene”, ka thënë filozofi Latif Mustafa. /TV Arbëria